Ka një arsye pse i duam kaq shumë makaronat, patatet dhe bukën

Dëshira për të shijuar një pjatë makarona, një picë apo një pjatë gjigande me patate të skuqura, nuk ju lind vetvetiu. Shkencëtarët kanë arritur t’i japin një shpjegim dhe në përfundim, arritën tek “shija e gjashtë”.

“Shija e gjashtë” ka të bëjë me prirjen e njeriut për të shijuar brumërat dhe i shtohet shijeve bazike: të kripurat, ëmblat, të thartat, të hidhurat dhe proteinat (mishi).

Kjo shije e gjashtë lidhet drejtpërdrejtë me karbohidratet, “armikun” e dietave. Dihet që patatet, makaronat dhe buka janë karbohidratet më të pëlqyera në të gjithë botën.

E gjashta shije ka të bëjë me “shijimin e niseshtesë”. Ideja për të studiuar më shumë rreth shijes së 6-të, lindi për shkak se njerëzit ndonjëherë kanë neps për të ngrënë diçka “prej brumi”, qoftë ajo e kripur apo e ëmbël.

Çdo kulturë ka një burim të madh karbohidratesh komplekse dhe nuk ka kuptim të mos shijosh diçka që ha, prandaj keni një justifikim më shumë sa herë që ju hahet diçka, por s’dini çfarë./Anabel

Read Previous

Yjet nuk po sillen ashtu siç duhet!

Read Next

Ekziston një arsye e fshehur pse disa njerëz nuk po vaksinohen