Kaja Kallas: Kosova dhe Serbia nuk mund të vazhdojnë rrugën evropiane, pa normalizim të raporteve

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, nga Tirana, ka dhënë mesazh për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se nuk mund të ketë rrugë përpara evropiane, pa normalizim – për asnjërin prej shteteve.

“Ajo që është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënies ndërmjet këtyre dy vendeve”.

“Do të shkoj në Bosnje e Hercegovinë dhe do të takohem me të gjithë palët atje në mënyrë që të qetësohet situata atje”, tha Kallas.

“Ky është një proces i vazhdueshëm, ne kemi Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe do të ulemi me të edhe për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ajo që është e rëndësishme për ne është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse pa këtë asnjëra prej tyre nuk mund të vazhdojë në rrugën e tyre europiane”, tha ajo. /GazetaSinjali/

Read Previous

Taulant Balla kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

Read Next

“Play-off” fillon nesër me ndeshjen Sigal Prishtina-Vëllaznimi