Së bashku me ministrat e jashtëm evropianë, fola me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio pas bisedimeve të tij në Riad. Rusia do të përpiqet të na ndajë, shkruan përfaqësuesja e BE-së Kaja Kallas në X.
”Të mos biem në grackat e tyre. Duke punuar me Shtetet e Bashkuara, ne mund të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, sipas kushteve të Ukrainës”, shkruan Kallas.
Dje shefja e BE-së, Von der Leyen përsëriti se ”çdo rezolutë duhet të respektojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, të mbështetur nga garanci të forta sigurie”.
Ajo gjithashtu “shprehu gatishmërinë e BE-së për të punuar së bashku me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të ndihmuar në sigurimin e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme që Ukraina dhe populli i saj me të drejtë meritojnë”. /ATSH-ANSA/