Kanalizimi në rrugën “Fitim Domi” nuk po i përçon ujërat e zeza dhe ato atmosferike

Të reshurat kanë pushuar dhe niveli i ujit nga përmbytjet ka rënë por problemet e vërshimeve vazhdojnë. Probleme me rrjetin e kanalizimit kanë banorët në rrugën “Fitim Domi” në lagjen Dardania, i cili nuk i përçon ujërat e zeza dhe si pasojë po dalin në sipërfaqe.

Banori i zonës Ismet Kurtaj u ankua se për tri ditë rresht familja e tij kanë qenë të bllokuar nga sasia e madhe e ujit që ka vështirësuar qarkullimin. Për këtë ai ka njoftuar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”, por sipas tij deri më sot kanali i cili është pranë shtëpisë vazhdon të jetë ende i bllokuar.

“Ekipet e kompanisë janë në terren gjatë gjithë kohës dhe po punojnë  në lokalizimin dhe sanimin e defekteve të shumta që janë paraqitur në pjesë të ndryshme të qytetit dhe rajoneve tjera” kështu deklaroi zëdhënësja e kompanisë Dafina Syla Dina. Sipas saj kjo ka ardhur si pasojë e stërngarkimit të rrjetit të kanalizimit dhe se nuk janë ndarë ujërat atmosferikë me kanalizimin fekal. Për këtë arsye rrjeti i kanalizimit nuk po e përballon gjithë këtë shkarkim të ujërave. Por sipas Syla- Dinës shumë shpejt do të sanohet edhe ky problem i kësaj lagjeje.

Read Previous

KRU “Gjakova”: Vetëm uji i burimeve vetanake nuk preferohet të konsumohet

Read Next

Gjakovë: Një vajzë përfundon në spital, e detyruan të përdorë drogë