Kandidatët për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Kryeziu, Adea Roka e Erzen Vala kanë vizituar organizatën “Medica Kosova”. Aty u pritën nga drejtoresha e kësaj OJQ-je e cila u shpreh optimiste, që kërkesat e grave në përgjithësi të jenë prioritet për cilin do që zgjidhet.
Kandidatët përgëzuan anëtarët kësaj shoqate dhe premtuan se do të punojnë ngushtë me organizatat dhe institucionet për fuqizimin e grave, sidomos të mbijetuarave të dhunës seksuale.
Përmes kësaj vizite ata u njoftuan me problemet që i shqetësojnë gratë e kësaj organizate.