Me lehtësimin e masave anti-covid, përgatitjet për organizimin e ahengjeve veçse kanë filluar. Pronarët e lokaleve në të cilat organizohen ceremoni dasmash, kanë filluar me rezervimin e datave. Ata u shprehen se do të punojnë duke respektuar masat e fundit për mbrojtje ndaj Covid-19 të miratuara nga Qeveria Kosovës.
Ndërkaq sa u përket çmimeve ata thanë që këtij trendi të rritjes nuk kanë se si ti shpëtojnë prshkak se të gjithë furnitorët që ata bashkëpunojnë i kanë rritur çmimet.
Gjithashtu pronarët treguan se që nga muaji prill do të ketë punë më intenzive dhe njëherit shpresuan që të mos ketë masa të ashpra pasi që ky sektor ishte mjaft i prekur gjatë dy viteve të pandemisë.