Është ndaluar një automjet me mallra kontrabandë në fshatin Mjak të Vitisë.
Në të Policia ka gjetur mallra pa dokumentacionin përkatës, ku përfshiheshin këpucë e veshje sportive.
Mallrat janë konfiskuar, e shoferi i automjetit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është ndaluar një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive. Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./koha.net/