Kapen mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara

Janë kapur 1019 kg fruta të thata të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se nga njësitet e Antikontrabandës frutat e thata janë kapur në një automjet i cili ishte duke udhëtuar nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës.

Mallrat e kontrabanduara janë; lajthi, arra, badem, fistek, arra indiane vlera e secilës është rreth 7, 000.00 euro.

“Njësitet Antikontrabandës së Doganës se Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili udhëtonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës. Pasi është ndaluar automjeti transportues është konstatuar se ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore. Me këtë rast është ndaluar malli në sasi prej 1019 Kg Fruta të thata (Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane etj) me vlerë të përafërt rreth 7,000.00 Euro”, thuhet në njoftimin e doganës.

Mallrat janë konfiskuar si dhe është iniciuar procedura kundervajtëse.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator./KP

Read Previous

337 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

Read Next

Zjarri përshkon fshatin më të ftohtë në botë i cili numëron temperaturë – 60°C (Foto)