Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë që janë numëruar deri tash, Vetëvendosje pritet t’i ketë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 8.
Deri në orën 09:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar mbi 33 mijë vota nga diaspora.
Lexoni të plotë postimin e Cakollit në Facebook:
Sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë që janë numëruar deri tash, rezultati përfundimtar – me një marzhë të vogël të lëvizjes/gabimit – mund të jetë si vijon:
LVV – 49.9% – rreth 437 mijë vota -58 ulëse
PDK – 16.7% – rreth 147 mijë vota – 19 ulëse
LDK – 12.7% – rreth 111 mijë vota – 15 ulëse
AAK – 7.1% – rreth 62 mijë vota – 8 ulëse