Kastrati: Ura në rrugën “Skender Hoxha” pritet të rregullohet këtë vit

Ura në rrugën “Skender Hoxha” në lagjen Çabrati në qytetin e Gjakovës tash e sa kohë është dëmtuar. Kjo për shkak të vërshimeve që kanë ndodhur vite më parë si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Krena i cili kalon këtu.

Jo rrallë herë televizioni Syri e ka pasqyruar si problematikë për shkak se nuk ka mure mbrojtëse. Përveq kushteve atmosferike anësoret e kësaj ure janë dëmtuar edhe nga aksidente të ndryshme.

Banorët e kësaj lagje prapa kamerës janë shprehur se mungesa e anësoreve të urës po paraqet rrezik për ta. Mirëpo shpresojnë se rregullimi i saj të bëhet së shpejti.

Për këtë ne kemi pyetur drejtorin e shërbimeve publike në komunën e Gjakovës Shkumbin Kastratin se kur do të investohet këtu. Ai e ka konfirmuar se plani për ndërtimin e kësaj ure ka filluar dhe pritet të realizohet këtë vit.

Kastrati gjithashtu apeloj tek qytetarët e kësaj lagje që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes mbi këtë urë si dhe kërkoj nga ana e tyre mirëkuptim deri në realizimin e këtij projekti.

Read Previous

Norvegjia bëhet vendi me më së shumti medalje të arta në Lojërat Olimpike Dimërore

Read Next

BE kërkon të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë, opozita të vendosur ta kundërshtojnë