Katër drejtorëve të shkollave u vazhdohet kontrata, arsye performanca e mirë

Kanë treguar përformancë dhe rezultate të mira si drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, andaj ju është vazhduar kontrata edhe për një mandat tjeter katër vjeçar, këtyre drejtorëve:

Bedri Cahani, Drejtor në Gjimnazin “Hajdar Dushi”

Berat Bejtullahu, Drejtor në SHFMU “Yll Morina”

Marjan Ndoja, Drejtor në SHFMU “Ahmet Rrustemi”  në  Fshatin Bec

Dhe Musa Shala, Drejtor në SHFMU “Haxhi Hoti” në fshatin Rogovë

Këta janë drejtorët që do menaxhojnë me institucionet shkollore edhe për katër vitet e ardhshme. Zymber Berisha i cili është udhëheqës i sektorit të arsimit Gjakovë ka thënë se kandidatët në fund të mandatit duhet të kalojnë nëpër disa procedura ku duhet të bëjnë vetëvlerësimin pastaj është vlerësimi i brendshëm nga drejtoria e arsimit, vlerësimi i jashtëm bëhet nga inspektoriati i arsimit dhe në fund finalizimi nga kryetari i komunës.

Berisha theksoi se drejtorëve që ju kalon mandati dhe marrin detyrat e ushtruesit të detyrës duhet t’ju nenshtrohen konkursit pasi që është procedurë e rregullt.

Nga drejtoria e arsimit bëjnë të ditur se janë dërguar edhe dhjetë shkolla për vlerësim të jashtëm dhe rezultatet për vlerësimet e tyre do të publikohen në webfaqen zyrtare të komunës së Gjakovës në ditët në vijim.

Read Previous

5 të vdekur, dhe 1765 raste të reja me COVID19 në 24 orët e fundit

Read Next

Juventus arrin marrëveshje me Sassuolon për transferimin e Locatellit