Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, nga data 1 tetor do të fillojnë punën 4 mjekë specialistë. Specialistët përfshijnë një nefrolog, një endokrinologe, një gjinekolog dhe një oftalmolog. Hilmi Shala, drejtori i spitalit “Isa Grezda”, ka bërë të ditur se institucioni ka nënshkruar kontratat me këta katër mjekë.
Katër mjekë specialist i shtohen spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”