Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës është lajmëruar për 4 raste të ndryshme të dhunës në familje.

Në Fushë Kosovës mbrëmjen e djeshme është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Suharekë, për çka ekskluzivisht raportoi më herët Gazeta Sinjali. I dyshuari pasi u arrestua për sulm ndaj bashkëshortes, i vuri flakën qelisë ku po mbahej.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Dhunë në familje pati edhe në Gjakovë.

Sulmuesi është arrestuar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar bashkëshorten e tij, shtetase e Australisë, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje”, njofton policia.

Jo larg Gjakovës, në Rahovec edhe një burrë tjetër sulmoi bashkëshorten. I dyshuari është arrestuar, derisa bashkëshortja e tij ka pranuar tretman mjekësor.

Edhe ky me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/

Read Previous

“Gratë e dhunuara të Kosovës”, një nga prioritetet e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB

Read Next

Deputetja gjermane: BE t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën