Katër të arrestuar në operacionin e anti-terrorizimit në Kaçanik

Një operacion i madh i Njësisë Kundër Terrorizmit është finalizuar me katër arrestime në komunën e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Të katër këta persona dyshohet se janë të përfshirë në vepra penale të rënda, përfshirë: “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje“, “Pjesëmarrje në grupe terroriste“, dhe “Rekrutim për qëllime terroriste“.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e 25 prillit 2025 dhe përfshiu bastisje të njëkohshme në disa lokacione. Burimet hetimore kanë konfirmuar për Sinjalin se të arrestuarit kanë qenë nën masa të fshehta të hetimit prej kohësh dhe veprimet e tyre janë monitoruar përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve fizike.

Hetimet lidhen drejtpërdrejt me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika – një ngjarje që ka tronditur strukturat e sigurisë në vend dhe që po trajtohet me prioritet maksimal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Sipas informacioneve, provat e siguruara nga bastisjet konsiderohen vendimtare dhe do të luajnë rol kyç në formalizimin e akuzave. /GazetaSinjali/

Read Previous

Kur do të përfundojnë punimet në stadiumin “Adem Jashari”? Flet Hajrulla Çeku

Read Next

Gërvalla: Nuk ka asnjë arsye të mos votohet Albulena Haxhiu