Skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë, Vëllaznimi, e mposhti edhe Borean me rezultat 50-94.
Vëllaznimi ishte në epërsi në të gjitha çerekët për ta vazhduar serinë pozitive.
5 lojtarë luajtën me pikë dyshifrore te skuadra gjakovare. Bardhi Rexha luajti me 17 pikë e 19 kërcime, Atik Koshi me 16 pikë e 5 asistime, Besnik Azemi me 15 pikë e 9 kërcime, Engjëll Sollova me 14 pikë e 8 asistime dhe Ujkan Karanezi me 12 pikë e 6 kërcime.
Te Borea më të mirët ishin Val Kastrati me 14 pikë e 13 kërcime he Genc Matoshi me 13 pikë.
Vëllaznimi me 14 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Borea me 7 fitore e 7 humbje në pozitën e gjashtë.
Në xhiron e 15, Vëllaznimi takohet me AS Prishtinën, derisa Borea me New Basket.
/TopSporti/