KB “Vëllaznimi” mban pozitën e liderit, arrin fitoren e 15-të

FOTO | BUTRINT BEJRA

Lideri i Ligës së parë, KB “Vëllaznimi”, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë kundër KB “AS Prishtina” , ka shënuar fitoren e 15-të, me rezultatin 92-55.

Që në çerekun e parë skuadra gjakovare, e kishte iniciativën duke shënuar 37 pikë dhe duke pësuar vetëm 8.

E me mbajtjen e epërsisë nga gjakovarët vazhdoi e tërë përballja, ku në çerekun e fundit të kësaj ndeshjeje basketbollistët e Vëllaznimit arritën që këtë epërsi ta dërgojnë deri në 44 pikë diferencë.

Me 23 pikë e 18 kërcime, ishte Bardhi Rexha që edhe në këtë perballje ishte koshashënuesi më i mirë tek KB “Vëllaznimi”, i ndjekur nga Atik Koshi, me 21 pikë, Engjëll Sollova me 12 pikë dhe Besnik Azemi me 11 pikë e 12 kërcime.

I dalluar tek skuadra Gjakovare, ishte edhe 17 vjeçari Diar Canhasi, i cili zhvilloi 20 minuta lojë, gjatë të cilave shënoi 8 pikë, 9 kërcime e bëri 9 bllokada.

Me këtë rezultat KB “Vëllaznimi” mbetet skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës, me 30 pikë të tubuara, ndërsa KB “AS Prishtina” aktualisht gjindet në pozitën e 8-të të renditjes tabelare, ku ka regjiistruar 5 fitore dhe 10 humbje, përballje nga të cilat i ka grumbulluar 20 pikë.

Read Previous

Haaland ka zgjedhur Manchester City, detajet e marrëveshjes

Read Next

Iraniani bëri një llogaritje interesante të datave të luftërave botërore dhe agresionit rus në Ukrainë