Nesër me fillim nga ora 19:00 në Palestrën “Shani Nushi”, KB “Vëllaznimi” e zhvillon ndeshjen e parë si vendas në kuadër të Superligës së basketbollit të Kosovës, ku do të përballet me skuadrën KB “Pronton Cable Prizreni”.
Kjo ndeshje vjen pas dy ndeshjeve që klubi nga Gjakova kishte zhvilluar kundër KB “Peja” dhe KB “Bashkimi”, ku kishte pësuar dy humbje, dhe pikërisht në këtë ndeshje ku pritet që të kenë edhe mbështetjen e tifozëve Kuq e Zinjët e Jakovës, basketbollistët e klubit gjakovar, shpresojnë të arrijnë fitoren e parë sezonale.
Ndërsa në prag të kësaj ndeshjeje është deklaruar edhe basketbollisit i KB “Vëllaznimit”, Jalen Ray i cili ka thënë që mezi pret të luaj para fansave gjakovarë. Theksojmë që Ray kishte qenë koshashënuesi më i mirë në ndeshjen që Vëllaznimi kishte zhvilluar kundër Bashkimit duke shënuar 24 pikë.
/tvsyrivision/