KB “​Ylli” mëson kundërshtarin e Ligës së Kampionëve në basketboll

Në shortin e posa-mbyllur të rretheve kualifikuese për Ligë të Kampionëve në basketboll, kampioni i Kosovës Ylli ka mësuar rivalin.

Shorti ka dashur që Ylli të ndeshet me ekipin e njohur portugez, Benfica, me të cilët do të luftojë në çerekfinale të kualifikimeve, ndërsa në ndërkohë do të mësojë edhe rivalët e radhës në rrugë për fazën grupore.

Ylli vs. Benfica

Çerekfinalet kualifikuese janë paraparë të luhen më 21 shtator, gjysmëfinalet më 23 shtator ndërsa finalet më 25 shtator.

Fituesi i finales kualifikuese do të sigurojë pjesëmarrje në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për edicionin 22/23.

Fituesi i ndeshjes Ylli-Benfica do të ndeshet me qipriotët, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica – Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.

/TopSporti/

Read Previous

Kuvendi mbanë një minutë heshtje për primarius dr.Ali Iljazi

Read Next

Shtëpia e vjetër e Qehajve në Pejë drejt shpëtimit, përfundojnë ndërhyrjet e para