Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë bërë që në disa zona të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
KEDS- i ka bërë të ditur se ka reaguar duke angazhuar rreth 400 punëtorë të terrenit për të sanuar dëmet që po shkaktohen në rrjet si pasojë e faktorëve atmosferik.
Zonat më të afektuara aktualisht janë: Distrikti i Pejës, Mitrovicës dhe pjesërisht Prishtina.
KEDS ka reaguar menjëherë, duke angazhuar rreth 400 punëtorë të terrenit për të sanuar dëmet që po shkaktohen në rrjet si pasojë e faktorëve atmosferik. Ekipet e KEDS janë duke punuar pandërprerë që nga orët e vona të ditës së djeshme në mënyrë që sa më parë të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.
KEDS fton të gjithë konsumatorët e zonave të afektuara që në rast se shohin avari në rrjet, assesi të mos i afrohen, por të thërrasin menjëherë Qendrën e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100 apo të na shkruajnë përmes rrjeteve tona sociale.