Një femër në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është kërcënuar për vrasje nga një person.
Me ç’rast policia e Kosovës ka arrestuar një person e të cilit i janë konfiskuar edhe dy armë zjarri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kahnosur me vrasje viktimën, femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./KosovaPress.