Në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, i zhvillojnë stërvitjet dhe lojërat të gjitha klubet sportive të qytetit. Kjo sallë është vazhdimisht e mbushur plot duke filluar nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën 23:00 të mbrëmjes, kështu thotë Urim Fazlija nga sektori i sportit në komunën e Gjakovës. Sipas tij të gjitha klubet anë terminet e ndara.
Kërkesat nga klubet janë tejet të mëdha, megjithatë Fazlija thotë se po mundohen të u japin hapësirën e mjaftueshme të gjitha klubeve, përfshirë këtu edhe një shkolle të qytetit, e cila zhvillon orën e edukatës fizike në këtë sallë.
Këtu na thanë që stërvitjet e klubeve në palestër sportive janë pa pagesë.