Është mbuluar nga shkurret dhe mezi mund të dallohet se dikur ky ka qenë mulli.
Pronari thotë që ky mulli është i vjetër 300 vjet teksa shton se është i vetmi i këtij lloji në regjionin e Dushkajës dhe si i tillë ka qenë në shërbim të shumë familjeve aty.
Në këtë mulli kanë qenë të punësur rreth 30 persona të cilët kanë siguruar jetesën e familjeve të tyre. Pronari thotë që ka bërë kërkesa të vazhdueshme për resatuarimin dhe funksionalizimin e këtij mulliri por asnjëherë nuk i janë marrë parasysh kërkesat e tij.
Gjeka tha që nëse ky mulli do të funksionalizohet, do të përmirësohet ekonomia e shumë familjeve të kësaj pjese.
Në vitin 2014 Mulliri i Cërmjanit ishte bërë pjesë e listës së Trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme.