Kërkohet të krijohet një komision për përcjelljen e postave nga jashtë

Në mbledhjen e 13-të të radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kërkuar që të merret vendimi për krijimin e një komisioni për përcjelljen e postave nga jashtë Kosovës.

Përfaqësuesi i KQZ-së, Sami Kurteshi, tha se duhet të vendoset caktimi i datës para ditës së zgjedhjeve për pranimin e postave deri në orën 19:00.

“Duhet të vendosim për çështjen e parë e cila është marrja e një vendimi për krijimin e një komisioni që përcjell postat jashtë Kosovës, si dhe caktimi i datës para ditës së zgjedhjeve për pranimin e postave deri në orën 19:00”, tha Kurteshi.

Po ashtu, përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti lidhur me këtë adresim për postat e shpejta tha që adresa e fundit është fahu postar.

 “Adresa e fundit është Fahu postar, posta më e shpejtë dhe çdo votë duhet të shkojë, pra posta numër gjashtë”, tha Hamiti./Ekonomiaonline

Read Previous

Drejtpërdrejt: Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Read Next

Shpërthim i fuqishëm në Greqi, shembet hoteli trekatësh