Këto janë kriteret për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nga ora 10:00 ka nisur fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media e lëshuar nga policia e Ferizajt.

Policia, në prani të medieve lokale ka shpërndanë disa fletushka sensibilizuese për procedurat e aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë informata të nevojshme për procesin e aplikimit i cili do të nisë së shpejti.

KUSHTET MINIMALE PËR APLIKIM:

• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
• Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
• Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
• Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
• Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
• Të ketë integritet personal dhe vlera te larta etike ;DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR

APLIKIM:

• Formulari i aplikimit ;
• Kopja e diplomës ;
• Dëshmi për kualifikime të tjera ;
• Certifikata e lindjes ;
• Vërtetimi që nuk është nën hetime ;
• Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës ;
• Një fotografi të formatit 5×5 dhe udhëzime tjera mbi testimin .Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim që gjeneratat e reja të dy gjinive , të të gjitha komuniteteve të aplikojnë për punësim në polici dhe ti shërbejnë qytetarëve të tyre./Gazetasinjali

Read Previous

Lejfenizmi, si i kopjoi Enveri heronjtë sovjetikë e kinezë të punës

Read Next

Inspektorët monitorojnë nga afër punën e gastronomëve në Gjakovë