KF Dukagjini synon të ngritet në pozitë më të lartë në tabelë

I themeluar në vitin 1975 klubi futbollistik KF Dukagjini, nga viti 1985 deri në vitin 2020 ka qenë pjesë e ligës së dytë të futbollit të Kosovës.

Drejtori sportiv i Klubit, Pjetër Kolaj përmendi sukseset e klubit ndër vite, të cilat konsiderohen si ngritje graduale të ekipit.

Për rezultatet dhe ecurinë aktuale na foli më detajisht trajneri Fatmir Feraj, i cili tha rënia nga Liga e Dytë ka ndikuar paksa në rezultatet e klubit në fillim të sezonit, por që qëllimi kryesor i klubit është rikthimi në ligën e dytë të futbollit të Kosovës.

Manuel Nikmengjaj, portieri i kësaj skuadre na tha që pavarësisht vështirësive përgatitjet po shkojnë mirë, dhe që presin që këtë sezon të plotësojnë synimin kryesor të klubit, që është pozicionimi sa më lartë në tabelë.

Ndër të tjera theksojmë që KF “Dukagjini” aktualisht bënë pjesë në Ligën e Tretë të futbollit të Kosovës, dhe është pjesë e grupit B të kësaj lige.

Read Previous

Gjykata amerikane bllokon planet e Biden për t’i shtyrë bizneset t’i vaksinojnë punëtorët e tyre

Read Next

Rregullimi i infrastrukturës, shpresë për kthimin e banorëve të fshatit Zylfaj