KF “Gjakova” dhe SH.F “AS” zhvillojnë miqësore për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Për nder të 14 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, grup moshtat U13, nga KF “Gjakova”  dhe SH.F “AS” në konkurencën e meshkujve zhvilluan një ndeshje miqësore, në fushën sintetike të futbollit, prapa palestrës së sporteve “Shani Nushi”

Sipas trajnerit Faton Brahushi, kjo ndeshje më shumë se çdo gjë ka karakter argëtues, në një ditë të shënuar siç është ajo e sotmja.

Ndërsa, trajneri I Shkollës së futbollit “AS”, e cila është formuar në vitin 2018, Labinot Efendija, tha që kjo ndeshje për shkollën e tyre ka një rëndësi të veçantë.

Të pranishëm për të ndjekur këtë aktivitet nga afër ishin edhe zyrtarë nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të cilët ndanë mirënjohje për klubet pjesëmarrëse të kësaj ndeshje.

Ndër të tjera theksojmë që angazhimi, dhe loja në fushë, ndikoi që futbollistët e ekipit Gjakova, ta fitojnë këtë ndeshje me rezultatin 5 – 0.

Read Previous

Pesë të vdekur dhe 411 raste të reja pozitive me COVID-19

Read Next

OJQ “Activism Roots” feston Pavarësinë e Kosovës së bashku me qytetarët