KB “Vëllaznimi” ka mbyllur me fitore stinorin e rregullt të Ligës Unike, duke triumfuar ndaj “Besëlidhjes” nga Tirana me rezultat 85:75.
Me këtë sukses, skuadra gjakovare siguron vendin e parë në tabelë dhe hyn me avantazh në fazën finale të garës.
Tani, vëmendja është e përqendruar te Final Four-i, i cili pritet të jetë tejet interesant. Deri atëherë, ekipi do të vazhdojë përgatitjet për të qenë sa më i gatshëm për sfidat vendimtare. /tvsyrivision/