Në ndeshjen e zhvilluar sot në mes të Lirisë dhe KF Vëllaznimit, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, skuadra e Vëllaznimit ka shënuar fitore me rezultat 0-1.
Golin e fitores për skuadrën e KF Vëllaznimit e ka shënuar sulmuesi shkodran, i ardhur tek skuadra e Vëllaznimit gjatë afatit të fundit kalimtar, Donat Toma.
Ky gol i shënuar nga Toma, ia ka sjellur skuadrës së Vëllaznimit tri pikët e radhë, duke ia siguruar kështu Vëlaznimit përkohësisht pozitën e liderit në Ligën e parë.