Sot në “Stadiumin e Qytetit” në Gjakovë është zhvilluar ndeshja në mës të Vëllaznimit dhe Lirisë, në kuadër të Ligës së Parë të Futbollit të Kosovës, ndeshje kjo e cila është mbyllur në të mirën e skuadrës nga Prizreni.
Ishin mysafrirët që rrezikuan të parët pëmes Blendi Memajt goditja e të cilit përfundoi mbi portën e Vëllaznimit, e mbi portë shkoi edhe goditja e futbollistit të Vëllaznimit, Alush Gavazaj, i cili tentoi me një goditje nga distanca kur po kalonin 20 minuta lojë.
Goditjet drejt portës së Vëllaznimit, vazhduan nga mysafirët të cilët e kishin iniciativën gjatë gjithë ndeshjes, ku në mitutën e 34-të, Blendi Memaj, arriti të shënoi, nga një asitim I Fitim Susurit, duke e dërguar rezultatin në 0-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Iniciativa e mysafirëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje ku 5 minuta para kohës së regullt, assistin e pranuar nga Vitor Kuka, në Gol arriti ta konkretizojë Astrit Berisha, duke e dërguar rezultatin në 0-2, rezultat ky me të cilin u mbyll ndeshja.
Fitorja e shënuar sot bën që Liria të jetë në vendin e dytë të Grupit A të Ligës së Parë, ndëra Vëllaznimi aktualisht gjindet në pozitën e pestë të kësaj Lige.