KF “Vëllaznimi” do të mirëpresë këtë fundjavë KF “Besën” nga Peja, në ndeshjen e xhiros së 12-të të Raiffeisen Ligës së Parë.
Takimi pritet të zhvillohet të dielën, më 10 nëntor 2024, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, duke filluar nga ora 13:00.
Ky ballafaqim paraqet një mundësi të rëndësishme për Vëllaznimin për të forcuar pozitat në tabelë dhe për të shfaqur përpara tifozëve një tjetër paraqitje të fortë. Përballjet mes këtyre dy ekipeve gjithmonë kanë sjellë intensitet dhe emocione, dhe kjo sfidë e së dielës premton një atmosferë të veçantë për të gjithë dashamirësit e futbollit që do të jenë prezentë në Malishevë. /tvsyrivision/