KF “Vëllaznimi” triumfon ndaj KF “Rilindja 1927” në një ndeshje dramatike!

KF “Vëllaznimi” ka shënuar një fitore të madhe në përballjen kundër KF “Rilindja 1927”, duke triumfuar me rezultat 3-2.

Përkundër vështirësive dhe faktit që nga minuta e 34-të luajtën me një lojtar më pak, kuqezinjtë treguan karakter dhe luftuan deri në fund për tre pikët.

Golat për Vëllaznimin u shënuan nga:
⚽️ Qemail Elshani
⚽️ Rron Rogova
⚽️ Osman Mëziu

Ky sukses konfirmon shpirtin luftarak të skuadrës, e cila edhe me inferioritet numerik arriti të shënoj fitore. /tvsyrivision/

Read Previous

Policia shqiptoi gati 1600 gjoba trafiku për një ditë

Read Next

Parashikimi i motit për sot