Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në paletrës sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, në mes të KH “Vëllaznimi” dhe KH “Prishtina”, skuadra mysafire ka shënuar fitore me rezultatin 33-36.
Ishin hendbollistët e skuadrës gjakovare që fillimisht kaluan në epërsi, por nuk kaloi shumë kohë dhe pas nisjes së një aksioni të shpejtë skuadra nga kryeqyteti arriti t’i barazojë shifrat në 1 – 1 .
Pavarësisht përpjekjeve të hendbollistëve të Vëllaznimit, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në të mirën e skuadrës mysafire, që arriti që këtë epërsin ta mbajë deri në fund, duke arritur kështu edhe fitore.
Kujtojmë që skuadra e Prishtinës aktualisht gjindet në pozitën e dytë të Superligës së Hendbollit në konkurencën e meshkujve, ku në 26 ndeshje i ka të regjistruara 20 fitore, 5 humbje dhe një barazim. ndërsa Vëllaznimi gjindet në poztiën e 7-të të Superligës, ku aktualisht numëron 10 fitore, 15 humbje dhe një barazim.