KH “Vëllaznimi” shkruan historinë, për herë të parë pjesë e Kupës Evropiane

Lojtarët e klubit të Hendbollit “Vëllaznimi” janë duke bërë përgatitjet e fundit për t’u nisur drejt Luksemburgut. Ekipi gjakovar po shkruan historinë, duke u bërë për herë të parë pjesë e Kupës Evropiane, EHF. Vëllaznimi në të dyja ndeshjet për kundërshtarë ka ekipin e Kaerjeng lojën e të cilit, trajneri Uran Luzha, thotë se e kanë studiuar mirë, dhe nuk po shkojnë për t’u dorëzuar.

Energjia pozitive brenda ekipit, ka bërë që stërvitjet intensive të shkojnë mjaft mirë që nga dita e parë. Lojtarët thonë të jenë përgatitur mjaftueshëm për këtë sepse dukshëm kanë  ndihmuar edhe dy transferet e reja nga klubi i Rahovecit, dhe tashmë ekipi është i kompletuar.

Për kryesinë e këtij klubi këta lojtarë kanë dëshmuar që meritojnë pozitën ku ndodhen. E sigurisht ndonëse e vonuar ndihma nuk ka munguar nga komuna, sponzorët e ndryshëm e bashkatdhetarët.

Hendbollistët gjakovar pritet të nisen të premten drejt Luksemburgut, duke vendosur kështu klubin dhe qytetin e Gjakovës në hartën e sportit evropian.

Read Previous

Oda e Hotelerisë kërkesë Vitisë, orari i gastronomisë të zgjatet deri në 23:00

Read Next

Kurti: Të premten shënojmë administrimin e 1 milion dozave të vaksinës kundër COVID-19