Kimmich vazhdon kontratën me Bayernin

MUNICH, GERMANY – OCTOBER 21: Joshua Kimmich of FC Bayern München runs during the UEFA Champions League Group A stage match between FC Bayern Muenchen and Atletico Madrid at Allianz Arena on October 21, 2020 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Mesfushori defensiv i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2029, ka njoftuar të enjten lideri i Bundesligës gjermane.

Kimmich i bashkohet Jamal Musialas dhe Alphonso Daviesit, të cilët po ashtu kanë vazhduar kontratën për kohë të gjatë.

“Te Bayerni e kam ambientin më të mirë për të arritur synimet sportive. Për këtë arsye është marrë ky vendim. Për momentin nuk ka bashkëlojtarë, staf trajnerësh dhe ambient më të mirë se ky klub për ta arritur maksimumin. Ndihem në shtëpi këtu dhe ende kam për të dhënë”, ka thënë reprezentuesi i Gjermanisë për faqen zyrtare të klubit.

30-vjeçari Kimmich iu bashkua Bayernit para një dekade. Ai ka fituar tetë tituj të Bundesligës, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

Bayerni ka tetë pikë më shumë se vendi i dytë Bayer Leverkuseni, që është kampion në fuqi i Gjermanisë.

Bayerni po ashtu në muajin prill luan në çerekfinale të Championsit ndaj Interit./Koha.net

Read Previous

Volkswagen i hapur për ndërtimin e pajisjeve ushtarake për ushtrinë gjermane

Read Next

Mbi 1000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit