Joshua Kimmich ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëvenë 50 takime të luajtura.
Bayern Munich fitoi mbrëmë 4-1 ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve, duke kaluar kështu me një këmbë në çerekfinale.
Golat për Bavarezët u shënuan nga Robert Lewandowski, Jamal Musiala, Leroy Sane dhe një auto-gol nga Francesco Acerbi, derisa Lazio realizoi me anë të Joaquin Correas.
Por, çfarë rekordi arriti Kimmich të thyente mbrëmë ?
Është hera e 38-të që gjermani ka qenë në pjesë n fituese në Ligën e Kampionëve, më shumë se çdo lojtarë që ka luajtur mbi 50 ndeshje.
Kimmich ka shënuar dhjetë gola në të gjitha garat evropiane, gjersa ka pësuar vetëm pesë humbje.
Lojtari e filloi karrierën në Ligën e Kampionëve qysh në edicionin e parë me klubin, kur kishte luajtur për 15 minuta në fitoren 3-0 ndaj Olympiacosit në shtator të vitit 2015. /Telegrafi/