Qytetarët kinezë mund të marrin shpërblime prej më shumë se 100,000 juanë (15,000 dollarë amerikanë) dhe certifikata speciale për informacione për shkeljet e sigurisë kombëtare sipas masave të prezantuara këtë javë, ka raportuar media shtetërore. Shpërblimet për ekspozimin e spiunëve të huaj apo shkelje të tjera të sigurisë ekzistojnë prej vitesh në Kinë. Masat e reja, sipas një media shtetërore, kanë për qëllim standardizimin e shpërblimeve dhe motivimin e publikut në një kohë ku janë rritur kërcënimt nga agjencitë e huaja të inteligjencës dhe qarqe të tjera.
Qytetarët mund të marrin “shpërblime shpirtërore”, në formën e certifikatave, ose “shpërblime materiale” në para të gatshme nga 10,000 juanë në më shumë se 100,000 juanë, në varësi të vlerës së informacionit, tha ministria në një njoftim.
/AnabelMedia/