Kisha e Raçës, monumenti arkeologjik që daton nga periudha e hershme e shekullit V

Në këtë kodër në Raçë të Gjakovës supozohet që është një kishë që daton nga një periudhë e hershme e shekullit V. Sipas arkeologut Masar Valla në këtë kohë popujt filluan të përqafojnë krishtërizmin si fe, e njëjtë ka ndodhur edhe me paraardhësit tanë.

Kryqi që shihet në majën e kësaj kishe është vendosur nga vendasit për ta identifikuar këtë vend. Valla thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me banorët dhe po ashtu tregon për veprimet që janë ndërmarrë deri më tani në këtë kishë.

Përveç kësaj kishe arkeologu Valla shton se ka edhe shumë monumente të tjera, andaj potencon se krijimi i një muzeu arkeologjik është i domosdoshëm dhe do të ndihmonte në zhvillimin e turizmit në vend.

Këto gjetje arkeologjike janë dëshmi e kulturës dardane në Kosovë andaj janë tejet të rëndësishme për hulumtim dhe informim të opinionit lidhur me këto vlera.

Read Previous

Ervin Doli, kampion i Kosovës në tenis në kategorinë U12 për vitin 2021

Read Next

​FSK vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit