Kjo është vlera e pasurisë së Artane Rizvanollit

Deputetja e Vetëvendosjes, Artane Rizvanolli ka bërë deklarimin e pasurisë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në mars 2025.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se ka një banesë 91 metra katror të dhuruar nga prindërit e saj në vlerë 66 mijë euro.

Artane Rizvanolli ka deklaruar gjithashtu edhe paratë e gatshme në llogari bankare, siç deklaron ajo në APK, ka rreth 200 mijë euro të kursyera në depozita dhe në huadhënie në euro, në valuta tjera të huaja.

Rizvanolli ka deklaruar në AKP, gjithashtu edhe një veturë “Renault” me vlerë 16 mijë euro, e blerë nga ajo me kursime në vitin 2016, e cila është pronësi të bashkëshortit.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rizvanolli ka deklaruar edhe të ardhurat vjetore personale dhe familjare. Sipas deklaratës së saj në AKP, 18 mijë e 936 euro pagë vjetore si ministre e Ekonomisë.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar raportet për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, politikanët, ndër ta edhe për deputetët. /KosovaPress/

Read Previous

Presidentja Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së

Read Next

Ministri francez: BE-ja dhe SHBA-ja, larg arritjes së marrëveshjes për tarifat