Jurgen Klopp do të jetë trajneri i Liverpool të paktën dhe për katër vite të tjera. Ka qenë vetë klubi anglez i cili me anë të një postimi komunikoi rinovimin e kontratës për 54-vjeçarin.
Marrëveshja e mëparshme e tekniku gjerman skandonte në 2024, por klubi i kuq ka dashur ta blindojë Klop dhe t’i japë siguri në këtë fund sezoni.
We are delighted to announce Jürgen Klopp has signed a new contract to extend his commitment with the club! 🔴— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022
Jurgen Klopp erdhi te Liverpooli në vitin 2015, duke e shndërruar nga një ekip mediokër në një nga fuqitë më të mëdha të futbollit aktualisht kur po lufton për titullin e Premier League dhe është me një këmbë në finalen e Champions League.
Në këtë sezon, Liverpool ka fituar Kupën e Ligës ndërsa ndodhet në finale të FA Cup. E thënë ndryshe Liverpool këtë sezon lufton për katër trofe./A2news/