Klubet e tenisit në Gjakovë, për javën e sportit

Të vegjlit e tenisit sollën një energji më ndryshe se ditët e tjera në kuadër të javës së sportit që është duke u zhvilluar në Gjakovë. Tre super klubet gjakovare “Gjakova”, “Hot Shot” dhe “Sporek” që po prodhojnë talentet e së ardhmes i mblodhën nxënësit më të mirë në sallën e sporteve Shani Nushi.

“Sporti i bardhë”, është bërë i preferuari i më të vegjëlve të cilët nuk i lëshojnë raketat nga duart teksa tregojnë se pse kanë zgjedhur pikërisht tenisin si aktivitet.

Turneu në nder të pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë nesër në basketboll në kategorinë  e femrave dhe të meshkujve.

Read Previous

Orë letrare për nder të 17 shkurtit

Read Next

Ankesa e banorëve të rrugës “Ali Hadri”