Koeman jep alarmin: Po i vrasim lojtarët, nuk mund të vazhdojë kështu

Ronald Koeman përtoi nga konferenca për shtyp para ndeshjes kundër Real Betis
për të treguar pakënaqësinë e tij me kalendarin. Trajneri holandez u ankua për
numrin e ndeshjeve, që futbollistët duhet të luajnë Brenda javës, kohën e shkurtër
për t’u rikuperuar dhe sasinë e dëmtimeve që po vuajnë si rezultat i këtij kalendari
të ngjeshur.
Ngarkesa e ndeshjeve – “Është e vështirë. Numri i ndeshjeve që kanë ekipet e
mëdha, me tri gara, shoqëruar me momentin që po jetojmë me Covid-19, e bën
gjithçka më të vështirë. Ju duhet të isni me lojtarët për të parë se si janë zikisht,
si i kanë ndjesitë. Ndonjëherë duhet t’i jepni dikujt një pushim për të qenë në
gjendje t’i keni të gjithë në kushtet më të mira. Nëse llogarisim ndeshjen e nesërme
dhe atë të së mërkurës, bëhen 12 ndeshje me radhë, nga të cilat 11 janë larg
shtëpisë. Dhe kjo, duke luajtur në orën 21:00, duke u kthyer në shtëpi në orën 3 të
mëngjesit. Është e vështirë për lojtarët të jenë në gjendje të përballojnë tërë këtë
ngarkesë zike dhe psikologjike. Ne kemi nevojë për ndihmë. Shpresoj që një ditë
UEFA ose La Liga të mendojnë për numrin e ndeshjeve dhe atë që po bëjnë me
lojtarët. Nuk është normale kjo. Secili trajner ka mendimin e tij për ngarkesën që

kanë lojtarët. Unë mendoj se kjo duhet të ndalet. Ne po i vrasim lojtarët, nuk mund
të vazhdojë kështu. Do të kemi shumë lëndime në një sforco të tillë. Është e
pamundur”.
Griezmann – “Mbaj mend që e telefonova kur nënshkrova me Barçën si trajner. I
thashë se kisha shumë besim tek ai. Ia bëra të qartë se duhej të ndihej i
rëndësishëm. Edhe pse e lloi sezonin pa efektivitet, më pas u valorizua. Unë kurrë
nuk kam dyshuar tek ai. Përveç kësaj, ka autokritikë si lojtar. Nuk mund të kërkojmë
më shumë nga Griezmann. Ai është shumë i rëndësishëm për Barçën”.
A do të rinovojë Messi – “I vetmi që mund të vendosë për të ardhmen e tij është
vetë Leo. Unë do të doja që të qëndronte. E shoh të lumtur. Ai na jep shumë
efektivitet dhe cilësi. Sigurisht, e ardhmja është në duart e tij”.
Deklarata e Piqué për arbitrat – “Janë fjalët e tij. Unë mund të komentoj vetëm
këtë sezon, jo për ato të mëparshmit. Mund të komentoj vetëm për ato që janë
duke luajtur sot. Ka vendime, në të cilat nuk kemi pasur fat, por nuk mendoj se
arbitrat janë kundër nesh. Janë vendime të tyre, gjithashtu të VAR-it. Unë gjithmonë
mendoj se qëndrimi i gjyqtarit është i sinqertë. Ai e sheh ashtu rastin konkret, por
nuk është në favor të asnjë skuadre”.

Read Previous

Stuhi të fuqishme bore në Gjermani, anulohet udhëtimet

Read Next

​“Nicola Barella tashmë vlen 90 milionë euro”