Koeman për Zirkzee: Nuk është mjaft i mirë për ta thirrur në kombëtare

Credit: Shutterstock Photo by NESImages/DeFodi Images/Getty Images

“Joshua Zirkzee nuk është thirrur në kombëtaren e Holandës sepse nuk mendoj se është mjaft i mirë në këtë moment të caktuar”, – ka shpjeguar Ronald Koeman, trajneri i Holandës, duke sqaruar arsyet pse sulmuesi i Manchester United nuk është ftuar për ndeshjet e radhës, edhe pse mundësitë për pozita sulmuese janë të limituara.

“Veçanërisht kur duhet të godasë apo të bëjë një pasim, shpesh merr vendimin e gabuar. Kemi shumë mbrojtës dhe mesfushorë, ndërsa opsionet tona përpara janë të kufizuara, por vazhdoj të mendoj se duhet ta meritosh thirrjen në kombëtare. Në këtë moment nuk mendoj se e meriton. Mund ta ftoj në një periudhë tjetër”, – shtoi Koeman.

Arsyetimi për këtë vendim lidhet me faktin që Zirkzee ka shënuar vetëm 2 herë në 18 ndeshjet e fundit, duke përfshirë një gol në humbjen 3-2 ndaj Arsenalit, fundjavën e kaluar. Në këtë sezon, Amorim, trajneri i tij te Manchester United, po përpiqet t’i krijojë një rol të ri, më shumë si një “10” sesa si sulmues tradicional, siç do të bënte Hojlund. Në fakt, Zirkzee është i kënaqur me minutazhin që po i dedikohet te “Djajtë e Kuq”.

Në këtë moment, nuk ka shenja të lojtarit të pakënaqur, çka lë të kuptohet ndonjë lëvizje e mundshme gjatë merkatos së verës. Në janar, Juventusi e kishte ndjekur, por kërkesat e Manchester United për blerje të përhershme dhe jo huazim të holandezit, u konsideruan tepër të larta. /Telesport.al/

Read Previous

Ambasadori ​Ajeti: Kosovarët në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë

Read Next

Policia konfiskon barna të kontrabanduara