Kompania për distribuim me energji elektrike KEDS në komunën e Gjakovës ka ndërruar lokacion si pasojë e restaurimit të objektit të vjetër. Zyrtar nga kjo kompani bëjnë të ditur se kanë kaluar përkohësisht në rrugën “Nënë Tereza”.
Bazuar në vendimet e fundit lidhur me zbatueshmërinë e masave të reja, kompania aktualisht po punon me staf esencial, por që vazhdimisht këtu punohet për kujdesin ndaj klientit si dhe ndaj shërbimeve të ofruara potencon tutje Sokoli.
Sokoli gjithashtu bënë të ditur se në kuadër të implementimit të projektit Keds Akademi, të shumë shpesh angazhojnë edhe student që janë në përfundim të studimeve për kryerjen e praktikës profesionale. Keds në këtë objekt të përkoshëm do të qëndroj rreth 6 muaj, deri në finalizimin e plotë të punimeve në objektin e vjetër.