Kompletohen klubet që do të luajnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Tashmë janë kompletuar klubet që do të luajnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Drita e ka mposhtur Prishtinën e Re me rezultat të pastër 4-0. Golat për skuadrën gjilanase i realizuan Broja, Selmani, Zylfiu dhe Manaj.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e ka mposhtur me shumë lehtësi Vëllaznimin duke triumfuar me rezultat 4-0. Për bardhekaltërit shënuan Najeeb Yakubu, Rron Raqi, Bytyqi dhe Shillova.

Ndërsa të mërkurën gjymsëfinalen e siguruan edhe Llapi dhe Drenica. /KosovaPress/

Read Previous

Bisedimet për Ukrainën, çfarë roli luan Turqia?

Read Next

​Ja cila është puna me rritjen më të shpejtë në Amerikë, falë ChatGPT-së