Komuna e Gjakovës ka hapur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës e ndër to edhe për mësimdhënës\e të gjuhës rome pranë SHFMU ‘’EMIN DURAKU’’. Ky lajm ishte shumë i pritur e i kërkuar nga përfaqësuesit e gjuhës rome.
Drejtoria e arsimit në Gjakovë ka potencuar që nëqoftëse do të ketë kërkesa do të vazhdohet edhe në shkollat e tjera.
Përzgjedhja e arsimtarëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara paraprakisht në projektin e përbashkët midis komunave, MASHT-it dhe Këshillit të Evropës.