Që nga 13 marsi kur u paraqit rasti i parë me COVID-19, e deri në fund të vitit 2020 në Kosovë janë regjistruar më shumë se 50,000 raste të infektimit me coronavirus, derisa numri i atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen ka shkuar mbi 1,300.
Mbi 40,000 prej të infektuarve tashmë llogariten të shëruar nga virusi por deri te ai moment ata pacientë i janë nënshtruar një terapie mbi 2 javore që ka qenë mjaft e kushtueshme.
Shumë komuna duke parë gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të tyre kanë vendosur të ndajnë mjete financiare që sadopak të iu dalin në ndihmë.Në këtë rast komuna e Gjakovës ka vendosur që në një mënyrë tjetër të ju dal në ndihmë tash e tutje qytetarëve që rezultojnë pozitiv me COVID-19. Duke ju siguruar barnat për këtë virus dhe testet.
Ndryshe nga komuna e Gjakovës, Prishtina, Mitrovica, Suhareka, Kamenica, Obiliqi, Skenderaj dhe Vushtria janë komunat që kanë vendosur të ndihmojë me mjete financiare të prekurit me COVID-19, ndihma këto që variojnë nga 50 deri në 500 euro, ndërsa për familjarët e atyre që humbën betejën me coronavirusin shkojnë deri në 950 euro.