Pas raportimit të TV Syri, për dëmtimin e flamunjëve tek Lapidari “Shokët e Lirisë” , Komuna e Gjakovës ka ndërhyrë sot dhe ka vendosur në vendin e vet flamunjt e ri.
Ekipet e zjarrëfikësve dhe punëtorë të komunës janë parë sot duke vendosur flamujt e ri tek lapidari memorial “Shokët e Lirisë”. Të dy flamujt që dje ishin pothuajse në tokë, sot janë zëvendësuar me flamuj të tjerë. Sipas shtëpiakut të Kuvendit Komunal, dëmtimi i flamujve dhe mbajtësve të tyre ka qenë i qëllimshëm.
Kujtojmë që ky reagim erdhi pas raportimeve të djeshme të TV Syrit. Lapidari “Shokët e Lirisë” është simbol i qytetit të Gjakovës dhe njëherit nderon heronjtë dëshmorët dhe të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri dhe pavarësinë e shtetit tone, prandaj edhe mirëmbajtja e tij është tejet e rëndësishme.