Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi duket se do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra belge, Club Brugge KV.
Kështu ka raportuar të mërkurën gazetari italian, Ginaluca Di Marzio. Sipas Di Marzios, Brugge do të pagujë 10.5 milionë euro për shërbimet e Muriqit, ndërsa ai do të përfitojë rreth 2 milionë euro në vit.
Lajmin e Di Marzios e ka konfirmuar edhe gazetari kosovar, Arlind Sadiku. Sipas Sadikut nënshkrimi i Muriqit me Brugge është punë e kryer.
Marca kishte raportuar sot se Mallorca ishte tërhequr nga gara, ndërsa menjëherë pas tyre në garë është futur Brugge.
Lazio ishte e vendosur ta shesë sulmuesin kosovar, pasi që ai kishte dështuar të tregonte aftësitë e tij te skuadra italiane.
Fillimisht për shërbimet e 28-vjeçarit ishin interesuar Mallorca, Fenerbahçe e Galatasaray, por ishin tërhequr për shkak të vlerës së lartë të transferimit.
/Paparaci.com/