Konfiskohen 860 flakona botox

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik dhe institucionet e sigurisë, ka sekuestruar 860 flakona të substancës botox, të kontrabanduara në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se produktet janë konfiskuar në koordinim me Policinë e Kosovës, ndërsa një shtetas turk, i dyshuar për këtë rast, është ndaluar nga autoritetet.

“Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë inspektimet dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë për të parandaluar raste të tilla”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kontrabandimi i produkteve farmaceutike paraqet rrezik për shëndetin publik, ndërsa autoritetet kanë theksuar se do të jenë të pakompromis në luftën kundër tregtisë ilegale të barnave dhe produkteve mjekësore./Telegrafi/

Read Previous

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Read Next

Pamje nga momenti kur shpërthen limuzina e Putinit