Konjufca ngushëllon familjen Thaçi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Thaçi, për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“E nderuara familje Thaçi,

Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi. Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!. Ndonëse nuk është më në këtë jetë, Haxhi Thaçi do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të. U prehtë në paqe!“, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca./rtklive

Read Previous

Aktakuzë ndaj një shqiptari, dyshohet se me forcat serbe kreu krime lufte në Gjakovë

Read Next

KFOR-i amerikan patrullon në vijën kufitare në veri të Kosovës